Meglid Mihani i dha fitoren 0-1 Teutës përballë Flamutarit, skuadër kjo e cila falë blerjeve të bujshme shihet si favoritja e këtij sezoni.
Një start i mbarë ky edhe për Gugash Maganin, i cili e nis me 3 pikë rikthimin e tij si trajneri i Teutës.
Durrsakët me emra të rinj u shfaqën më të rrezikshëm se kundërshtari, i cili pavarësisht shpenzimeve të mëdha gjatë merkatos së verës nuk arriti të tregonte forcën që pritej.
U deshën ndërhyrjet e portierit Halilaj që Flamurtari të shpëtonte disa herë nga goli. Përpjekjet e portierit vlonjat u thyen në minutën e 63-të, kur Mihani shënoi nga jashtë zone.
Flamurtari u zgjua vonë, por tentivat e lojtërave të saj nuk ndryshuan asnjë në rezultat.
Të dielën, java e parë do të vijojë me dy sfidat Tërbuni–Tirana dhe Kukësi–Bylis, ndërkohë Vllaznia-Skënderbeu është shtyrë për më 9 shtator për shkak të impenjimeve të korçarëve në Ligën e Kampionëve. Kategoria Superiore e çeli siparin me ndeshjen Partizani-Laçi, të premten, e përfunduar në barazim 1-1.
Top Channel