Krim në familje, burri mbyt gruan me rripin e pantallonave

18/08/2015 00:00

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë ditës së martë në fshatin Shëngjergj, në Tiranë, ku burri ka vrarë gruan duke e mbytur me rripin e pantallonave.

Autori i krimit të rëndë është Shkëlqim Disha, 37 vjeç, ndërsa viktima e radhës e krimit në familje është 31-vjeçarja Resmie Disha, nga Librazhdi. Autori i krimit të rëndë ka telefonuar në polici, ku ka rrëfyer se kishte mbytur bashkëshorten e tij.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku ka arrestuar autorin e vrasjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e krimit makabër.

Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen janë bërë konfliktet mes çiftit për çështje xhelozie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA