F1, Hamilton: Spa-ja është gjithmonë e veçantë

18/08/2015 00:00

Botërori i Formulës 1 do të rinisë këtë fundjavë pas pushimeve verore dhe do të jetë pista belge e Spa Francorchamps ajo që do të presë pilotët për gjysmën e dytë të sezonit.

Lewis Hamilton, kryesuesi i klasifikimit të përgjithshëm, nuk e fsheh se kjo pistë është nga më të preferuarat e tij, për faktin e thjeshtë se është shumë e shpejtë.

“Pushimi na ka bërë mirë, por pas garës së Hungarisë doja të kthehesha sa më shpejt në pistë. Spa është një pistë e mrekullueshme, një nga më të mirat e historisë së automobilizmit. Ka shumë kthesa të shpejta dhe për këtë arsye gazi mbahet hapur. Është një cirkuit zbavitës”, tha piloti i Mercedesit.

Top Channel