Real Madrid ka vendosur të presë sezonin e ardhshëm për të tentuar blerjen e David De Geas.
Lajmi bëhet i ditur nga rrjeti amerikan ESPN, sipas të cilit, klubi “merengues” preferon ta marrë atë me parametra zero, duke qenë se portierit spanjoll i skadon kontrata me Manchester United pikërisht në vitin 2016.
Për më tepër, Reali i Madridit mendon se Kaylor Navas dhe Kiko Casilla mjaftojnë për të përballuar këtë sezon dhe nuk dëshiron të acarojë raportet me “Djajtë e Kuq”.
ESPN bën të ditur gjithashtu se, Reali i Madridit është gati t’i ofrojë De Geas një kontratë me 16.9 milionë euro bruto në sezon. Sipas drejtuesve të skuadrës spanjolle, një propozim i tillë duket me leverdi, pasi në këtë rast ata nuk do të duhet të derdhin në arkat e Manchester United shifrën prej 35 milionë eurosh, që anglezët kërkojnë për kartonin e De Geas.
Top Channel