Lauda bën krahasimin: MotoGP, botëror më i bukur se F1

17/08/2015 00:00

Botërori i MotoGP është më i bukur se ai i Formula 1. Ai që e thotë këtë është vetë legjenda Niki Lauda, i cili nuk e ka fshehur aspak admirimin për kampionatin e garave motoçiklistike.

Tre herë kampioni i botës në Formula 1 ndoqi me shumë interes Çmimin e Madh të Brno, në MotoGP, ku Lorenzo fitoi me mjeshtëri ndaj rivalëve të tij, Marquez dhe Rossi, duke theksuar se çfarë u pa në pistën çeke ishte një spektakël i vërtetë.

“Garat me motoçikletë janë më fantastiket që mund të ndjekësh në ditët e sotme, për faktin se ti je në gjendje të shohësh aftësitë e pilotëve. Për fat të keq, në Formula 1 ndodh krejtësisht e kundërta; makinat janë shumë të lehta për t’u drejtuar dhe pilotët pothuajse nuk gabojnë asnjëherë”, tha Lauda, në një intervistë për “El Mundo Deportivo”.

Top Channel