Rivaldo tërhiqet përfundimisht nga futbolli

14/08/2015 00:00

I kthyer në muajin qershor për të ndihmuar klubin në të cilin është vetë president (Mogi Mirim) dhe për të bërë realitet ëndrrën për të luajtur në të njëjtën skuadër me djalin e tij, Rivaldo ka vendosur që në moshën 43-vjeçare ta lërë përfundimisht futbollin profesionist.

Ndeshjen e fundit të karrierës së tij fantastike do e luajë të shtunën, në stadiumin Romildo Ferreira, stadium që mban emrin e babait të tij.

Rivaldo ka fituar Topin e Artë në vitin 1999, atëherë kur ishte futbollist i Barcelonës. Me Brazilin, ai ka fituar si protagonist së bashku me Ronaldon Botërorin e vitit 2002.

Top Channel