Nga “Sleep Cycle” e deri tek “Mindfulness”. Teknologjia në telefonat inteligjentë na vjen në ndihmë për të shmangur stresin në udhëtime apo pushime.

Vera me të drejtë duhet të jetë periudha e qetësisë së merituar dhe e udhëtimeve për t’u karikuar për një tjetër sezon pune.

Por në realitet, shpesh pushimet rrezikojnë të japin efekt krejt të kundërt. Koha e tepërt e lirë në dispozicion mund të rrisë stresin dhe apatinë, ndërsa moti mund të rezervojë ndonjë surprizë të pakendshme duke na prishur planet.

Të gjitha këto ndikojnë në rritjen e stresit, ankthit dhe lodhjes si mendore ashtu edhe fizike, kur në të vërtetë do të duhej të ishte e kundërta.

Për të luftuar këto fenomente teknologjia na vjen në ndihmë edhe në ditët e pushimit. Në qarkullim janë pesë aplikacione kryesore.

Sleep Cycle; një lloj alarmi ‘inteligjent’ zgjimi, që aktivizohet vetëm në momentin kur gjumi është më i lehtë. Kjo ndihmon për të patur një zgjim më energjik dhe për të nisur ditën me këmbën e mbarë.

Intellicare; është një aplikacion që përfshin një mori menushë në të. Ndihmon në përballimin e ankthit përmes 12 gjendjeve, ku për secilën prej tyre jepet një këshillë e rrugëdalje.

Mindfulness; kushton rreth 2 euro. Është një udhëzues i mirë për të gjetur optimizmin dhe për të përballur më mirë situatat e krijuara në raport me njerëzit e tjerë. Ofron disa lloje meditimi dhe rekomandohet që të meditohet të paktën 20 minuta në ditë.

iFeel; është konceptuar si një ditar virtual. Në të mund të shkruash dhe ruash me foto dhe video momentet më të bukura të ditës dhe në kohën kur jeni pesimistë apo të rrëzuar moralisht, ju vjen në ndihmë duke ju kujtuar se momentet e bukura të jetës janë më të shumta se ato të këqija.

Soar; u vjen në ndihmë personave që kanë frikë nga udhëtimi. Jep këshilla dhe informacione në çdo hap të udhëtimit, që nga mbërritja në aeroport, nisja, trazirat ajrore e deri tek ulja. Është vepër e pilotit dhe terapistit, Tom Bunn.

Top Channel