Një KO skandaloz, boksieri bie në tokë pa u goditur

11/08/2015 00:00

Një boksier argjentinas i habiti të gjithë kur ra “knock-out” pa u goditur aspak nga kundërshtari i tij.

Në një ndeshje ndaj domenikanit Braulio Rodriguez për titullin e peshës së lehtë Latine të Këshillit Botëror të Boksit (CMB), Marcos Martinez u rrëzua që në raundin e dytë pa u prekur thuajse fare nga e majta e kundërshtarit.

Pamjet tregojnë se nuk pati një goditje të plotë dhe duket sikur argjentinasi e ka ekzagjeruar me rrëzimin.

Top Channel