Sevija në merkato, synohet Jorente nga Juventusi

10/08/2015 00:00

Sevija po përgatitet për ndeshjen e Superkupës së Europës ndaj Barcelonës, por ajo i jep rëndësi edhe merkatos së transferimeve.

“Tuttosport” shkruan se, skuadra andaluziane ka hedhur sytë nga Juventusi, ku emri që po lakohet më shumë është ai i Fernando Jorentes. Por për të arritur tek futbollisti 30-vjeçar, Sevijës do t’i duhet të kalojë disa pengesa.

Spanjolli konsiderohet sulmuesi i duhur për Unai Emerin, por problemi qëndron te paga e lojtarit që shkon në 4.5 milionë euro në sezon. Por jo vetëm kaq. Për Jorenten, Sevija do të duhet të llogarisë edhe shpenzimet për kartonin e lojtarit. Sevija duhet të mendojë për një ofertë prej të paktën 10 milionë eurosh për Jorenten, ndërkohë që Juventus kërkon 12 milionë.

Por Jorente duket se është në qendër të vëmendjes edhe të Realit të Madridit, i cili i njeh mirë aftësitë e sulmuesit spanjoll. Me pak fjalë, Sevija apo Real Madrid, fati për Fernando Jorenten duket se është vendosur dhe ai është kthimi në Primera Division.

Top Channel