Prej kohësh Facebook u kërkon përdoruesve të tij numrin e telefonit, që rrjeti social e cilëson si domosdoshmëri për ata që duan të ngarkojnë në profilin e tyre foto të shkrepura nga aparati celular.

Automatikisht, menjëherë sapo vendosni numrin, kushdo që mund të kërkojë rastësisht apo qëllimisht me atë numër në internet, mund t’ju gjejë lehtësisht identitetin.

Më me e keqja është se pjesa më e madhe e përdoruesve të Facebook nuk ia kanë idenë se po shpërndajnë për publikun numrin e tyre të telefonit.

Reza Moaiandin, specialist i fushës, thotë se mjafton të shtypësh një numër rastësisht dhe nëse personi që zotëron atë numër e ka të lidhur atë me profilin e tij në Facebook, identiteti i tij zbulohet fare thjeshtë.

“Kjo është si të shkosh në një bankë dhe t’i kërkosh të dhëna për një klient çfarëdo dhe banka të të përgjigjet: Po ja ku janë detajet”, thotë Moaiandin.

Ky shqetësim është ngritur edhe herë të tjera nga forume të ndryshme teknologjike duke bërë që Facebook të reagojë me deklarata standarde se “privatësia e klientëve është jashtëzakonisht e rëndësishme për të”.

Top Channel