Firefox, në shënjestrën e hakerave

10/08/2015 00:00

Kompania Mozilla, që zotëron shfletuesin e internetit Firefox, paralajmëroi përdoruesit e këtij të fundit për një përditësim në sistemet Windows dhe Linux që do të mbyllë një “shteg” të lënë të lirë për piratët kibernetikë.

Raportohet se piratët kibernetikë shfrytëzonin një boshllëk të lënë në lexuesin PDF për të përvetësuar në mënyrë të paligjshme dokumente të ruajtura në kompjuter.

Defekti, i njohur si “bug” u gjet rastësisht nga një programues, teksa po lundronte nëpër disa faqe ruse. Ai raportoi menjëherë tek Mozilla këtë problem, ndërsa besohet se kjo metodë e hakimit është përdorur nga piratët rusë në disa qindra kompjutera personalë.

Për t’u mbrojtur nga kjo, Mozilla këshillon shkarkimin e menjëhershëm të përditësimit përkatës, që gjendet në faqen zyrtare të saj.

Top Channel