Ndërsa inteligjenca artificiale po merr një zhvillim gjithnjë e më të madh, pyetjet nëse robotët do të mund të zgjedhin një fe dhe çfarë ndikimi do të ketë zgjedhja e tyre për njerëzimin, po mundojnë kërkuesit.

Inteligjencat artificiale mund të jetë një realitet brenda disa viteve, në vend të disa dekadave, thonë shkencëtarët. Kërkuesi Elon Musk, së fundmi paralajmëroi se inteligjenca artificiale ka potencial të jetë po aq e rrezikshme për njeriun sa armët bërthamore.

Por a ka shpresë për inteligjencën artificiale te përqafimi i një feje? Apo kjo do t’u bënte atyre më shumë keq sesa mirë?

Kërkuesi Dylan Love së fundmi publikoi një raport të thellë ku përpiqej t’u jepte përgjigje këtyre pyetjeve.

LincolnCanon, president i Lidhjes Mormon Transhumanist, i tha kërkuesit Love se nuk kishte “ligje” në shkencën kompjuterike që do ta bënin të pamundur për një softuer të kishte besim fetar.

“Sigurisht që ka një mendim të ndryshëm mes antifetarëve, të cilët thonë se do të ketë një mospërputhje mes inteligjencës së makinerive dhe besimeve të tyre fetare”, tha ai.

John Messerly, studiues në Institutin për Etikën dhe Teknologjitë në zhvillim shtoi: “Mendoj se mund ta programojmë një robot të ‘besojë’ çfarëdolloj gjëje që ne i themi”.

Superinteligjenca fetare mund të jetë ose gjëja më e mirë, ose më e keqe për robotët, shtoi Cannon.

Ai beson se ata mund të jenë ose të mëshirshëm ose tiranikë, sepse sipas tij, feja është thjesht pushtet, që mund të përdoret për mirë ose për keq.

Filozofi suedez, NickBostrom, tha se frika kryesore është nëse inteligjenca artificiale bëhet më e zgjuar, duke zgjedhur një rrugë për vazhdimin e ekzistencës, gjë që mund ta çojë njerëzimin drejt shkatërrimit.

Por ka edhe të tjerë që mendojnë se inteligjenca artificiale do të përmirësojë ndjeshëm jetën e njerëzve. Këtë mendim ndan dhe Dr.Christopher Benek, një partner në një kishë në Florida.

“Nuk e shoh lidhjen e Krishtit vetëm me qeniet njerëzore”, tha ai në një intervistë në fillim të këtij viti. Sipas tij, Krishti ka lidhje me të gjitha krijesat, edhe me inteligjencën artificiale.

“Nëse inteligjenca artificiale është autonome, atëherë ne duhet ta nxisim atë të praktikojë mësimet e Krishtit në tokë”, përfundoi ai.

Megjithatë, deklaratat e Benek, ngrenë pyetjen nëse inteligjenca artificiale mund të ketë një shpirt.

Marvin Minksy, një pionier në fushën e inteligjencës artificiale dhe gjithashtu, profesor nuk sheh pengesë në përqafimin e fesë nga robotët.

“Njerëzit kanë një tru më kompleks dhe më të madh se çdo kafshë tjetër. Ndoshta truri i një balene është fizikisht më i madh, por për nga struktura yni është më kompleks”, tha ai për Jerusalem Post.

“Nëse lini vetëm një kompjuter ose një komunitet kompjuterësh, ata do të përpiqen të kuptojnë prej nga erdhën dhe çfarë janë”.

Nëse robotët e inteligjencës artificiale mund të kenë shpirtra dhe mund të konvertohen në një fe, ekzistojnë shqetësime se ata mund të shtojnë konfliktin në botë.

Teologu i krishterë, JamesMcGrath, shkruan në esenë e tij “Robotët, të Drejtat dhe Feja”: Me të gjitha gjasat, nëse robotët do të mund të ishin shumë liberalë, ata mund të zbulonin shpejt selektivitetin e fundamentalizmit të liberalizmit të vetëshpallur dhe do ta refuzonin atë.

“Ka mundësi që ata të vazhdonin të kërkonin aplikimin e të gjithë legjislacionit biblik në detajet e jetës së përditshme, gjë që do ishte shqetësuese për ne”, tha ai.

Duke shkruar në blogun e tij, Reverend Benek, shtoi: “Nuk mendoj se duhet të prezumojmë se robotët do të jenë më keq se ne ose se ata do të na keqtrajtojnë me qëllim”.

Nëse ata do të ishin më inteligjentë se njerëzit, atëherë ata do të kuptonin më mirë moralin dhe etikën, duke u sjellë për pasojë akoma më mirë.

Kjo do të thotë se inteligjenca artificiale mund t’u japë fund çështjeve si varfëria, lufta dhe sëmundjet, duke ia dalë mbanë aty ku njerëzit kanë dështuar.

“Kush mund të thotë se një ditë inteligjenca artificiale nuk do t’ia dalë t’i çojë njerëzit në nivele të reja të shenjtërisë?”, pyet profesori.

Top Channel