Një inxhinier japonez ka shpikur transportuesin personal që nuk ka nevojë për vend parkimi pasi është aq i vogël sa mund të mbahet në çantën e dorës.

Mjeti transportues prej alumini peshon 3 kg dhe është projektuar nga 26-vjeçari Kuniako Saito. Ky mjet  është sa një laptop dhe ngjan shumë me një “skateboard”.

“Makina e ecjes” mund të mbajë deri në 120 kg peshë, arrin shpejtësi deri në 10 km/h dhe mund të përshkojë 12 kilometra rrugë me 3 orë karikim.

Në momentin që i hipën, pajisja nis të ecë dhe për ta ndaluar mjafton të zbresësh nga ajo.

Top Channel