Pas shumë paralajmërimeve nga kompanitë për sigurinë e celularëve Android, Google dhe Samsung kanë vendosur që të kenë përditësime më të shpeshta, në mënyrë që përdoruesit e pajisjeve të tyre të ndihen më të sigurtë.

Telefonët dhe tabletët Nexus 4, Nexus 5, Nexus 6, Nexus 7, Nexus 9 dhe Nexus 10 do të kenë përditësime javore për sigurinë. Kjo është konfirmuar nga vet Google përmes një postimi online.

Ndërkohë, Samsung për pajisjet e saj Galaxy do të lëshojë përditësime çdo muaj, por sipas kompanisë, është ende duke u punuar për një gjë të tillë.

Kohët e fundit, Samsung është paralajmëruar se rreth 1 miliard pajisje të saj rrezikojnë të bien pre e sulmeve nga “hacker”-ët, pasi ka një krisje në sistemin e tyre të sigurisë.

Top Channel