Pornhub sjell shërbimin me pagesë

08/08/2015 00:00

Pornhub, faqja e internetit për të rritur me 60 milionë vizitorë në ditë nga mbarë bota, ka përshtatur modelin e Netflix dhe shërbimeve të tjera me pagesë për transmetimin online të videove “on demand”.

Kompania ka njoftuar lançimin e një versioni Premium, që me një abonim prej 9.99 dollarë në muaj ofron video me gjatësi integrale, me rezolucion të lartë, pa ndërprerje publicitare dhe për të gjithë dispozitivët.

“Duam të marrim kurorën e “Netflix-it erotik””, ka deklaruar zëvendëspresidenti i kompanisë, Corey Price.

Pornhub premium do të vijë me 7 ditë provë falas, të cilat, me të mbaruar do të zëvendësohen nga abonimi. Kompania ka deklaruar se do të garantojë anonimatin e përdoruesve.

Top Channel