MotoGP Indianapolis, Jorge Lorenzo fiton provat e lira

08/08/2015 00:00

Jorge Lorenzo e nis në mënyrën më të mirë fundjavën e garës së Indianapolis në Botërorin e MotoGP.

Piloti spanjoll i Jamahës ishte fituesi i provave të lira të kësaj gare, duke e përshkuar pistën amerikane me kohën 1 minutë, 32 sekonda e 860 të mijtat.

Shumë pranë tij, në vendin e dytë, u rendit kampioni i botës Mark Markez, i cili do të kërkojë suksesin e pestë radhazi në Çmimin e Madh të Indianapolis. Piloti i Hondës i mbylli provat e lira me vetëm 3 të mijtat më shumë se Lorenzo.

Vendi i tretë në këto sesione provash i takoi pilotit Italian të Dukatit, Andrea Doviciozo, që la pas bashkëkombasin e tij Andrea Janone dhe britanikun Kal Kraclou. Nuk u paraqit mirë, kryesuesi i Botërorit të MotoGP, Valentino Rosi.

Top Channel