Vogëlushja 10-vjeçare konkurron me të rriturit në Botërorin e notit

07/08/2015 00:00

Alzain Tareq është një notare 10-vjeçare nga Bahreini, e cila konkurroi me koleget e saj me eksperiencë në garën e 50 metrave flutur, në Botërorin e notit që po zhvillohet në Kazan të Rusisë.

Edhe pse përfundoi garën e fundit, Alzain theu rekordin si notarja më e re në një Botëror.

Alzain Tareq regjistroi kohën 41”13, 16 sekonda më ngadalë se notarja që fitoi garën.

“Dua të bëhem kampione dhe të shkoj në Olimpiadë”, tha 10-vjeçarja pas garës e rrethuar nga mediat.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel