Manuel Pellegrini rinovon kontratën me Manchester City-n

07/08/2015 00:00

Manuel Pellegrini ka rinovuar kontratën e tij me Manchester City-n. Trajneri nga Kili ka zgjatur me një vit marrëveshjen që i skadonte në qershor të vitit 2016.

“Jam krenar që drejtoj Manchester City-n dhe për faktin që kam nënshkruar marrëveshjen e re. Kam një grup futbollistësh mjaft të fortë, që kanë mundësi për ta cuar klubin në nivele shumë të larta. Po pres me ankth të nis bashkë me lojtarët sezonin e ri, duke qenë të bindur se falë edhe mbështetjes së tifozëve tanë, mund të bëjmë paraqitje shumë të mira”, tha 61-vjeçari në deklarata për faqen zyrtare të klubit anglez.

Ky rinovim bën që të bien poshtë aludimet se trajneri i City-t pas qershorit të vitit 2016 do të jetë Pep Guardiola.

Top Channel