Leonid Slutsky pason Fabio Capellon në stolin rus

07/08/2015 00:00

Leonid Slutski konfirmohet si trajneri i ri i Rusisë. Ish-tekniku i CSKA së Moskës zëvendësoi në këtë detyrë Fabio Kapelon, i shkarkuar nga Federata Ruse 3 vjet përpara përfundimit të kontratës që skadonte në vitin 2018.

Leonid Slutski nënshkroi me institucionin më të lartë të futbollit rus një kontratë që skadon në përfundim të Europianit, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Francë. Në të njëjtën kohë, ai do të vazhdojë të jetë edhe trajner i skuadrës së CSKA së Moskës.

Leonid Slutski, 44 vjeç, konsiderohet si një prej trajnerëve më të mirë në Rusi. Në vitin 2010, ai e çoi për here të parë CSKA-në deri në çerekfinale të Ligës së Kampioneve për t’u eliminuar nga Interi i Zhoze Murinjos.

Në vitin 2012, CSKA e Moskës arriti në fazën e 1/8 të finaleve, ku u eliminua sërish nga një skuadër e drejtuar nga Murinjo, Reali i Madridit.

Top Channel