Rolls Royce ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga makinat e preferuara të këngëtarëve dhe për këtë arsye, firma angleze ka krijuar një model të veçantë në nder të figurave si Elvis Presley apo John Lennon.

Makina Rolls Royce Ëraith veçohet nga “shoqet” e veta sepse në të dëgjohet muzikë si në asnjë makinë tjetër. Ajo ka një sistem të “zgjuar” stereo dhe mikrofonë që monitorojnë zhurmat e jashtme të panevojshme duke i bllokuar ato.

Sipas Rolls Royce, makina e re ka “sistemin zanor më të mirë në historinë e automobilëve”. Sistemi Bespoke është krijuar nga e para nga një skuadër e përbërë nga inxhinierët audio më të mirë në botë. Përgjatë dy viteve, këta inxhinierë kanë punuar bashkë me dizenjuesit e brendësisë së Rolls Royce për të sjellë një tingull sa më të pastër kur je duke dëgjuar muzikë.

Rolls Roys Wraith kushton 360 000 dollarë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel