Është viti 2050 dhe robotët superinteligjentë kanë marrë kontrollin mbi planetin tonë, veçse ne nuk e kemi marrë vesh akoma, sepse jetojmë në një simulim kompjuterik duke imagjinuar sesi është jeta në vitin 2015.

Çdo gjë që sheh dhe prek tani është krijesë e padronëve robotë, që po përdorin njerëzimin si subjekt për lojërat e tyre virtuale.

Ky është thelbi i teorisë radikale të një numri (duhet theksuar të pakët) shkencëtarësh që ndër vite pretendojnë se ka mundësi që bota ku ne jetojmë është e rreme, sajesë e një fuqie më të madhe dhe ne jemi kukullat e kësaj fuqie.

Duket qesharake, por argumenti i simulimit po merret me shumë seriozitet nga disa fizikantë që thonë se mund të gjejnë prova që e vërtetojnë këtë fakt.

Njëri prej tyre është Robert Laërence Kuhn, i cili ka shtjelluar këtë teori në “Closer to Truth”, një raport i thelluar i botar në revistën Space.

Në shkrim ai citon Nick Bostrom, një filozof i Universitetit të Oksfordit që thotë se skenari i filmit “Matrix”, mund të jetë një realitet, ku truri ynë është pjesë e një simulatori.

“Mund të jetë një program gjigant kompjuterik që simulon gjithçka, përfshirë trurin e njeriut, neuronet dhe sinapset”, thotë ai.

Kjo do të thotë që i gjithë universi është pjesë e një simulimi kompjuterik të plotë, jo një fraksion i prerë i spektrit të grimcave me energji të lartë.

Deri më tani, teoria kurajoze përveç debatit nuk ka siguruar asnjë të dhënë që të mund të vendosë sadopak në dyshim ekzistencën e realitetit që ne shohim e prekim çdo ditë… dhe për mbështetësit e saj kjo është sfida më e madhe; gjetja e një prove.

Top Channel