Lorik Cana vlerësohet nga Franca, mes 100 më të mirëve të shekullit

05/08/2015 00:00

Lorik Cana hyn në historinë e futbollit francez. Kapiteni i kombëtares shqiptare është mes 100 futbollistëve më të mirë të Ligës 1 të këtij shekulli.

Është portali Eurosport.fr ai që ka përpiluar një listë të tillë dhe lorik Cana ndodhet në vendin e 81-të.

“Lorik Cana solli unanimitet mes Paris Sën Zhermen dhe Olimpikut të Marsejës dhe kjo nuk është diçka e vogël, – lexohet në komentin e Eurosport.fr. – U largua nga parizienët për t’u bërë kapiten i Marsejës, dicka e rrallë. Duhet thënë se është e vështirë të gjesh një futbollist më perfekt se shqiptari Cana, i cili u detyrua të braktisë vendin e tij. Goli i tij në Velodrom i dha suksesin Marsejës ndaj Paris Sën Zhermen, gjë që i mungonte prej tre vitesh”.

Top Channel