Gëtze rindez polemikat: Të shohim nëse Guardiola më flet

05/08/2015 00:00

Mario Gëtze rihap polemikat me trajnerin e Bajernit të Mynihut, Pep Giardiola.

Futbollisti i pqërfaqësueses gjermane, në përfundim të sfidës me Milanin, ku shënoi golin e dytë, shfaqi hapur pakënaqësinë e tij për sjelljen e teknikut 44-vjeçar ndaj tij.

“Këto dy sezone me Bajernin nuk kanë qenë të lehtë. Tani të shohim se ç’do të ndodhë. Do të shohim, nëse Guardiola do të flasë më shpesh me mua”, ka thënë Gëtze.

Edhe ndeshjen e Superkupës së Gjermanisë ndaj Volfsburgut Mario Gëtze e e nisi nga pankina. Madje, muajt e fundit ai është ndjerë i lënë mënjanë nga Guardiola, sidomos në ndeshjet më të rëndësishme. Kjo ka bërë që dyshimet për të ardhmen e tij të shtohen, ndërkohë që situata e tij po monitorohet me vëmendje nga Juventusi, që është vënë në ndjekje të 23-vjeçarit.

Top Channel