Google sfidon Antropikën me IA ‘të Përballueshme’ për Sigurinë Kibernetike, Gemini 3.5 Flash Cyber së shpejti në dispozicion për partnerë të zgjedhur
Estonia merret shpesh si shembull kur flitet për teknologjinë dhe vendosjen e saj në shërbim të qytetarëve.
E në përputhje me këtë imazh që ka krijuar në mbarë botën, vendi i vogël i ftohtë në skajet e Europës, ka prezantuar së fundmi e-residency.
Përmes kësaj nisme, Talini u ofron të gjithë atyre personave në mbarë botën që duan të marrin “shtetësinë dixhitale” si estonezë mundësinë e realizimit të kësaj me vetëm një klikim.
“Kemi mundësinë që të ndihmojmë sipërmarrësit që të rrisin biznesin e tyre, e ndërkohë tërheqim në vendin tonë investime të reja”, thotë Taavi Kotk, kreu i informacionit në qeverinë estoneze.
Objektivi i nismës është tërheqja e sa më shumë investitorëve duke u garantuar atyre lehtësi dhe reduktim burokracish në maksimum, sepse kushdo që ka një e-residency, mund të hapë një biznes në Estoni dhe t’i nënshtrohet të gjitha të drejtave dhe detyrimeve që ka një sipërmarrës vendas.
Deri më tani numri i personave që kanë marrë e-residency ka shkuar pak më shumë se 3 mijë, ndërkohë që synimi i autoriteteve estoneze është që brenda vitit 2025 numri i tyre të tejkalojë 10 milionë.
Top Channel