Droni hedh drogë në burgun amerikan
05/08/2015 00:00
Miqtë e personave që vuajnë dënimin në një burg të Ohajos kanë menduar një rrugëzgjidhje origjinale për të futur në ndërtesë sasi drogërash.
Më 29 korrik, në orarin e ajromit, kur të gjithë të burgosurit ndodheshin në oborr, një dron fluturoi mbi kokat e tyre dhe lëshoi disa pako.
Mediat amerikane thonë se fillimisht të burgosurit mbeten të habitur, por kur kuptuan që dërgesa e hedhur ishte drogë e llojeve heroinë, kokainë dhe hashash nisën menjëherë të zihen se kush i merr më parë.
Incidenti është konfirmuar edhe nga autoritetet amerikane. Një zëdhënës i burgut tha për mediat lokale se pakot e hedhura përmbanin pak gramë heroinë, rreth 40 gramë kokainë dhe po kaq marijuanë.
Top Channel