Klubi nuk i rinovon kontratën, kapiteni i Hamburgut lë futbollin në moshën 29-vjeçare

30/07/2015 00:00

“Nuk mund të puthja një stemë tjetër, nuk mund të vishja një fanelë tjetër. Nuk dua të gënjej tifozët e një klubi tjetër duke i thënë se do të jap maksimumin. Për këtë arsye, unë e lë futbollin”.

Këto janë fjalët e Marcell Jansen, kapitenit të Hamburgut, i cili ka vendosur të lërë futbollin pasi klubi nuk i rinovoi kontratën pas një sezoni të mbushur me dëmtime dhe në të cilin lojtari gjerman luajti vetëm 15 ndeshje.

“Kisha oferta shumë të mira, por nuk mund të luaj më pasi jam nga ata lojtarë-tifozë dhe zemra ime i përket vetëm Hamburgut”, tha Jansen, i cili ka luajtur dy Botërorë me kombëtaren e Gjermanisë (2006 dhe 2010) dhe një Europian (2008).

Mbrojtësi i krahut ka luajtur gjithsej 45 ndeshje me Gjermaninë, ndërkohë që ka qenë edhe pjesë e Bayern Munchen në sezonin 2007-2008, para se të transferohej te Hamburgu.

Top Channel