Inter, Lazio këmbëngul për Frattesin, një lëvizje që mund të zhbllokojë çështjen Curtis Jones
Kampionati italian do të nisë më 22 gusht dhe do të përfundojë më 15 maj, por sezoni 2015-2016 i Serie A duket se kërkon rolin e “protagonistit” që në javët e para.
Kjo, sepse shorti i hedhur këtë të hënë ka përcaktuar një ndeshje të konsideruar të madhe që në javën e parë, ajo që do të luhet në Firence mes Fiorentinës dhe Milanit, ndërkohë që kampionët në fuqi të Italisë, Juventus, do të presë në shtëpi Udinesen.
Ja kalendari i javës së parë:
Empoli-Chievo
Fiorentina-Milan
Frosinone-Torino
Inter-Atalanta
Juventus-Udinese
Lazio-Bologna
Palermo-Genoa
Sampdoria-Carpi
Sassuolo-Napoli
Verona-Roma
Por dueli i Firences nuk është asgjë, krahasuar me përballjet që na dhuron java e dytë dhe ajo e tretë e Serie A. Fillimisht është supersfida Roma-Juventus, që vitin e kaluar ishin të dytët dhe të parët respektivisht, ndërsa java e tretë do të ndizet nga derbi i Milanos.
Inter-Milan në “San Siro” do të jetë e para mes përballjeve derbi, pasi të tjerat mes dy skuadrave të të njëjtit qytet do të luhet si në vijim: Java e shtatë me Chievo-Verona; java e 12-të me Juventus-Torino, e në të 13-n sfida e kryeqytetit Roma-Lazio. Vetëm në javën e 18 do të luhet Genoa-Sampdoria.
Ndeshjet e tjera të forta do të zhvillohet në javën e katërt, me Napoli-Lazio, dy skuadra që vitin e kaluar luftuan deri në fund për të siguruar biletën e fundit në Champions League. Napoli do të presë më tej Juventusin në “San Paolo” për javën e gjashtë, kurse vetëm një javë më vonë do të vizitojë Milanin. Java e tetë dhuron atë që konsiderohej deri pak vite më parë si “derbi i Italisë” (para se Juventus të binte në Serie B) ose sfidën mes Interit dhe Juventusit në “San Siro”. Në javën e nëntë do të përballen Fiorentina me Romën.
Juventus-Milan, një duel mes ekipit më të titulluar në Itali dhe atij italian më të suksesshëm në Europë do të jetë në javën e 13, që pasohet një javë më vonë me sfidën Napoli-Inter. Vetëm në javën e fundit do të luhet përballja mes Romës dhe Milanit, e para në “Olimpico”, ndërsa për t’i dhënë fund kampionatit në “San Siro”.
Top Channel