Telefoni i ri iPhone do të duket njëjtë sikurse iPhone 6 dhe 6 Plus, nëse fotot e reja që janë shpërndarë janë të vërteta.

Një uebsajt francez “nowhereelse.fr” ka postuar disa foto ku pretendohet se janë telefonët e rinj iPhone të Apple.

Fotot nuk tregojnë shumë, por nga pamja përpara tregon se si do të duket telefoni i ri i Apple. Nuk do të jetë surprizë nëse iPhone 6S do të jetë i njëjtë me 6 dhe 6 Plus.

Që kur u kuptua se do të ketë vetëm një “S” në emërtimin e ri, tregon se ka pak mundësi të ketë ndryshime të mëdha. Eskpertët mendojnë se po të kishte aq ndryshime sa u pretendua, Apple do ta quante iPhone 7.

Në të vërtetë, ndryshimi më i madh te iPhone i ri është se do të ketë “Force Touch”, njëjtë sikurse Apple Watch.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel