Google Voice, kompania përmirëson transkriptimet

24/07/2015 00:00

Google e di se transkriptimet e postimeve zanore të marra nëpërmjet Google Voice mund të jenë të pasakta ndonjëherë. Për këtë kompania ka marrë një iniciativë të re për të rregulluar gjërat, duke i kërkuar përdoruesve të shpërndajnë disa postime zanore për të përmirësuar sistemin.

Tashmë Google thotë se projekti ka qënë i suksesshëm, dhe gabimet e transkriptimeve janë reduktuar në 49%.

Përmirësimet kanë përfshirë përdoruesit e Google Voice dhe ata të rrjetit të ri Project Fi. Kështu, tashmë do të dëgjohen transkriptime më të sakta. Sipas The Verge, transkriptimet ende nuk janë perfekte por përpunimi i gjuhës natyrale është një problem mjaft i ndërlikuar, dhe Google zotohet se do të vazhdojë të punojë në përmirësimin e mëtejshëm të sistemit.

Top Channel