Të ardhurat e GoPro janë rritur me 72% në tremujorin e dytë, i ndihmuar dhe nga kërkesat përtej detit, duke treguar dhe interesin në rritje të konsumatorëve.

Aksionet, të cilat dihet që janë të paqëndrueshme, ranë me 8% pas orarit të punës në bursa, duke pasur dhe ulje- ngritje.

“Ne kemi nxjerrë pesë kamera të reja në 10 muajt e fundit, një rezultat entuziast edhe për konsumatorët e rinj, të cilët kanë kontribuar në të dhënat pozitive të tre mujorit”, ka thënë administratori i GoPro, Nick Woodman.

Kamera e fundit e GoPro është shumë e vogël, me peshë më të lehtë dhe që kushton 400 dollarë. Kina është në krye të vendeve që gjenerojnë të ardhura, thotë zyra e kompanisë në San Mateo.

GoPro po punon gjithashtu për të kthyer veten në një kompani mediatike globale, dhe të martën (21 korrik) publikoi portalin e ri të licencimit që do të lidhë përdoruesit me reklamuesit. Kjo do të ndihmojë kompaninë të sigurojë pamjet nga përdoruesit.

Top Channel