Ju i shihni ato në Facebook, çdo ditë gjatë bisedave me SMS me miqtë, por tani ka ardhur koha që t’i shihni edhe në ekranin e kinemasë.

Sony ka fituar “luftën” për të krijuar një film me emoji, në një marrëveshje që, siç raportohet, është me shtatë shifra. Kjo kompani ka fituar betejën me Warner Bros dhe Paramount.

Filmi do të vihet në jetë nën përkujdesjen e Eric Siegel dhe Anthony Leonidis, ky i fundit ishte drejtor në filmin “Kung Fu Panda: Secrets of the Masters”.

Njoftimi për filmin bëhet vetëm pak kohë pas lajmit se emojit mund të përdoren si PIN.

Sipas “Intelligent Environments”, shërbimi i Emoji Passcode është më i sigurtë, pasi ka më shumë mundësi kombinimi. Aktualisht, ekzistojnë 44 emoji, ndërsa numrat janë nga 0-10.

Top Channel