Aftësia e kompanisë Apple për të prodhuar produkte të reja është duke u vënë në dyshim nga ekspertët në mbarë botën. Arsyeje për këtë janë shitjet e dobëta të Apple Watch, e cila duket se është një dështim.

Të martën, kompania njoftoi se janë shitur mbi 47.5 milionë telefona iPhone gjatë tre mujorit të dytë të këtij viti, ose 35% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Mirëpo, kompania refuzon në vazhdimësi të japë informacione për orët intelegjente të saj. Sipas Tim Cook, këtë e bëjnë për shkak se nuk duan të shfrytëzohen nga konkurrentët.

“Ne kemi marrë një vendim në shtator që nuk do të bëjmë publike asnjë informacionet mbi Apple Watch. S’duam t’u japim informacione konkurrentëve për një produkt që kemi punuar vërtet shumë. Vetëm dua t’ju them që do jetë në krye të produkteve të shitura këto Krishtlindje”, u shpreh ai.

Raportet e mëhershme të sigurara, kanë thënë se shitjet e Apple Watch kanë rënë me 90% që nga prilli i këtij viti.

Top Channel