Google sfidon Antropikën me IA ‘të Përballueshme’ për Sigurinë Kibernetike, Gemini 3.5 Flash Cyber së shpejti në dispozicion për partnerë të zgjedhur
Çështja “Uber” do të diskutohet në Gjykatën për Drejtësi të BE-së. Një gjyqtar spanjoll i ka kërkuar Gjykatës të shprehet mbi disa çështje lidhur me “luftën” e nisur mes taksistëve privatë në shumë shteteve të BE-së.
Për shembull, gjykata duhet të shprehet nëse bëhet fjalë për një shërbim të transportit, apo një furnizues i shërbimeve dixhitale. Ndryshimi do të përcaktojë të ardhmen e aplikacionit më të dashur, duke pasur parasysh se nëse Gjykata e BE-së do të vendoste se bëhet fjalë për një furnizues shërbimesh, do të binte konkurrenca me taksistët.
Lajmi për marrjen e çështjes nga gjykata është bërë të hënën nga një prej drejtuesve të saj, Mark MacGann, gjatë një telekonference me gazetarët. MacGann ka shpjeguar se një gjykatës i Barcelonës i është drejtuar asaj të BE-së pas një çështje të paraqitur kundër Uber, nga pjesa më e madhe e operatorëve të taksive të qytetit.
“Kjo do të thotë se gjykata e Luksemburgut tashmë do të vendosë nëse rregullat kombëtare që për momentin aplikohen në shërbime dixhitale si Uber, janë në përputhje me ligjet e BE-së”, ka thënë MacGann.
Top Channel