Prej të hënës Toyota ka nisur të marë kërkesa për makinën e saj që përdor hidrogjenin si karburant, Mirai. Qëllimi i saj është që të prodhojë 3 mijë automjete të tilla deri në fund të 2017. Makina do të dalë në Kaliforni në tetor të 2015.

Një drejtues i Toyota-s shpreson se Mirai, dhe karburanti me qeliza të hidrogjenit do të jetë makina e të ardhmes, dhe jo ajo me bateri elektrike e Teslas.

Qelizat e karburantit u shpikën në vitet 1880. Ato u përdorën në kthimin e anijës kozmike Apollo në vitet 1960. Qelizat e karburantit punojnë duke marrë hidrogjenin si lëndë dhe reaksioni i tij me oksigjenin prodhon elektricitet.

E vetmja ‘mbeturinë’ e tij është uji. Problemet me qelizat e karburantit kanë edhe koston e tyre, zakonisht e matur në miliona dollarë. Me Mirai, e cila është fjala japoneze e të ardhmes, Toyota e ka ulur çmimin në rreth 60 mijë dollarë, dhe e ka sjellë makinën në versionin familjar.

Për të mbushur plot me karburant një Toyota Mirai, duhen vetëm tre minuta. Dhe me këtë sasi mund të udhëtosh për 350 km deri në rimbushjen radhës. Kjo është dyfishi i shumicës së automjeteve me bateri elektrike që janë aktualisht në treg.

Top Channel