Gjigandi japonez i elektronikës “Toshiba” njoftoi se shefi ekzekutiv i tij, Hisao Tanaka do të japë dorëheqjen për shkak se në 6 vitet e fundit, ka deklaruar fitime më të larta nga sa ishin në realitet.

Vendin e tij do ta zërë Masashi Muromachi, ndërsa nga posti do të largohet edhe zëvendëspresidenti Norio Sasaki.

Te hënën, një grup i pavarur ekspertësh i caktuar nga “Toshiba” pohoi se firma kishte deklaruar fitime prej 1,2 miliardë dollarësh, gati trefishin e asaj çfarë ishte përllogaritur fillimisht.

Komisioni Hetimor doli në përfundimin se ka pasur një lloj komploti mes  administratorit të deleguar të grupit dhe disa drejtuesve të tjerë për të falsifikuar bilancet me qëllimin të fshihej niveli real i humbjeve.

Top Channel