Mbrojtësit e kafshëve nga Britania e Madhe kanë krijuar një sistem që përdor GPS, për të monitoruar rrahjet e zemrës, dhe një kamera për të identifikuar kontrabandistët e kësaj kafshe. Quhet “Real-time Anti- Poaching Intelligence Device (RAPID)”, dhe është krijuar nga një organizatë jofitimprurëse për të mbrojtur rinocerontin.

Ky sistem po testohet në Afrikën e Jugut, ku popullata e rinocerontëve kërcënohet nga zhdukja për shkak të kontrabandistëve që kërkojnë bririn e fildishtë kaq shumë të vlefshëm.

Sistemi, që drejtohet nga biologu Paul O’ Donoughe, monitoron rrahjet e zemrës së kafshës. Nëse zemra papritur rreh shpejt, RAPID do të dërgojë alarmin tek qëndra e kontrollit. Kjo e fundit do të aktivizojë kamerën e vendosur tek briri i rinocerontit. Një qafore lëkure do të gjurmojë koordinatat e kafshës me anë të GPS duke i dhënë mundësi autoriteteve të parkut të gjejnë kontrabandistët.

Top Channel