Sonda “Philae”, e cila arriti të kryej ulje të suksesshme në kometën Rosetta nëntorin e kaluar, ka rënë në heshtje.

Kontaktin e fundit nga sonda që ndodhet në gjendje të lirë, rreth 500 milionë kilometra larg Tokës, shkencëtarët e kanë pasur më 9 korrik, ndërsa që prej kësaj date të gjitha përpjekjet për të kontaktuar sërish kanë dështuar.

“Philae” është sonda e parë që ka arritur të ulet në një kometë. Ajo u ul në nëntor të vitit të kaluar në një zonë të errët të kometës, ku rrezet e diellit nuk kapeshin nga panelet e saj diellore. Ai u ‘zgjua’ në muajin qershor, kur kometa u afrua diellit. Por, sipas shkencëtarëve, ndoshta emetimi i gazit në sipërfaqen e kometës mund ta ketë lëvizur përsëri atë.

Shkencëtarët shpresojnë që sonda të ndihmojë në mësimin e më shumë të dhënave mbi përbërjen e kometave dhe se si reagojnë ato kur mbërrijnë pranë Diellit. Sonda “Philae”, sa për kuriozitet, ka një peshë dhe përmasë përafërsisht të ngjashme me një lavatriçe, por është shumë më e “zgjuar” se sa pajisja elektroshtëpiake.

Top Channel