Kirurgjia robotike është në rritje, dhe ka ardhur me qëllimin për t’iu lehtësuar sa më shumë punë doktorëve, por studimet e fundit tregojnë se jo gjithmonë janë efikase.

Nga viti 2000 deri më 2014, kërkeusit gjetën se robotët ishin të përfshirë në 144 raste vdekjeje, ndërsa 1931 pacientë ishin lënduar në Amerikë. Për shumicën e vdekjeve ka pak informacion, nëse ka qenë faji i njerëzve apo robotëve.

Grupi i kërkimit që është përbërë nga tri universitete amerikane, përmes një raporti kanë deklaruar se lëndimet vijnë nga shkarkimi elektrik, lëvizjet e pakontrolluara të robotëve etj.

Robotët janë treguar më të mirë në gjinekologji dhe urologji, ndërsa kanë bërë shumë gabime në operacionet e qafës, kokës dhe rastet kardiologjike të komplikuara.

Top Channel