Google sfidon Antropikën me IA ‘të Përballueshme’ për Sigurinë Kibernetike, Gemini 3.5 Flash Cyber së shpejti në dispozicion për partnerë të zgjedhur
Apple dhe Samsung po punojnë “për të nxjerrë në pension” kartën SIM, kështu siç e njohim ne sot: skeda për t‘u vendosur në telefon dhe për t’u lidhur me një operator.
Por sipas Financial Times, shoqëritë po vijojnë tratativa me Gmsa, kompania botërore që përfaqëson industrinë e telefonisë së lëvizshme, për një e-Sim të re, një skedë e integruar në celular që të jep mundësinë të kalosh nga një operator tek tjetri pa pasur nevojën e zëvendësimit të kartës.
Në tratativat mbi e-Sim, përveç Apple dhe Samsung, po marrin pjesë dhe operatorë të ndryshëm mes të cilëve Vodafone, Telefonica, Hutchison Wampoa, Orange, Deutsche Telecom, Etisalat, dhe AT&T. Ky standard i ri i jep mundësinë klientit të një operatori të kalojë tek konkurrenti, pa patur nevojë të ndërojë skedën. Në teori, mund të ndryshosh kompaninë sipas nevojës, duke zgjedhur ofertat e momentit.
Funkioni duket se është i njëjtë me atë të Apple Sim, skedës për iPad, që të jep mundësinë të zgjedhësh planin e dëshiruar nga ato të operatorëve të disponueshëm.
Top Channel