“Birds” (zogjtë) po vijnë sërish. Të mëkurën prodhuesi i lojërave, Rovio bëri të ditur se “Angry Birds 2” do të dalë më 30 korrik. Megjithatë, kompania nuk bëri të ditur se në cilën platformë do të jetë e vlefshme loja.

Në fakt ky emër është një term i gabur. Ekskluziviteti i “Angry Birds” tashmë përfshin një koleksion dhe licenca titujsht, por që të gjitha janë pasojë e lokës origjinale të 2009-tës. Këto janë “Angry Birds Rio”, “Angry Birds Star Vvars”, “Angry Birds Space” etj.

Ndërsa lojërat janë më të lidhura me smartphone-ët, këto versione janë të vlefshme në çdo pjesë moderne të mundshme të teknologjisë. Ato janë në pajisjet e videolojërave, pajisjet Roku, kompjutera madje ka dhe një version të dedikuar të Chrome.

Megjithatë kompania Rovio ka bërë të ditur se ka jë rëniem e 73 përqind të përfitimit, edhe pse lojërat për telefonë kanë shënuar një rritje. Rovio thotë se po përgatit një filëm të ri 3D, që do të dalë vitin e ardhshëm. Angry Birds është shkarkuar si lojë plotë 3 miliardë herë.

Top Channel