Një sërfist sulmohet nga peshkaqeni
19/07/2015 00:00
Kampioni i trefishtë i botës në sërf, Mick Fanning është sulmuar nga një peshkaqen. Ngjarja ka ndodhur të dielën në momentin kur Fanning ishte duke konkurruar në një kompeticion në brigjet e Afrikës së Jugut.
Kampionati Botëror i Sërfit u anulua menjëherë pas sulmit, duke vënë si prioritet sigurinë e sportistëve.
Fanning u tmerrua kur ndjeu nga mbrapa peshkaqenin, ndërsa arriti të dalë nga kjo situatë i padëmtuar. Ekipet e sigurisë menjëherë shkuan dhe e morën me varkë.
“Nuk mund ta besoj. Vetëm po prisja momentin të ndieja dhëmbët e tij në trupin tim. Sapo e hetova që diçka ishte mbrapa meje, fillova të notoj dhe të bërtas. E ndieja që ai ishte poshtë dërrasës sime, në një moment e godita në shpinë me këmbë”, u shpreh Fanning.
Top Channel