Në Korenë e Jugut ka nisur testimi për publikun për Samsung Pay, sistemi i pagesës “mobile”. Ky shërbim është bërë i ditur që në mars nga prodhuesi koreanojugor, dhe është një sfidë direkte për Apple Pay.

Samsung Pay, thotë kompania, është i disponueshëm për disa përdorues të Galaxy S6 dhe S6 Edge në Kore. Dhe për daljen zyrtare “nuk duhet shumë kohë”.

Në Mobile World Congress në Barcelonë kompania kishte publikuar Samsung Pay që do të niste këtë verë në SHBA dhe Kore. Tani bën të ditur se kanë nisur testet e para në tregun aziatik, në pritje të një lançimi zyrtar.

Sistemi i pagesës “mobile” i Samsungut funksionon qoftë me teknologjinë “Near Field Communication”, (Nfc) e njëjta teknologji që përdor Apple Pay, qoftë me sistemin e ri që shfrytëzon sinjalet magnetike që stimulon “shiritin” e kartës së kreditit.

Përveç Apple dhe Samsung dhe kolosë të tjerë të teknologjisë janë duke punuar në këtë fushë. Nuk është e rastësishme që Google ka lançuar prej pak kohësh Android Pay, që do të vijë me sistemin e ri operativ “mobile” Android M.

Top Channel