Ky është smartphone më i hollë se ndonjëherë: është Galaxy A8, vetëm 5.9mm më pak se pajisja S6 Edge. Vetëm se tashmë ka dalë në treg vetëm në Kinë dhe në Singapor.

Në rrjetet sociale qarkullojnë prej javësh zërat mbi versionin e ardhshëm Note, linja “phablet” e ekranëve më të gjerë. Sipas Cnet Nevvs Note 5 është duke ardhur dhe si datë e mundshme mund të jetë 12 gushti.

Samsung Galaxy A8 ka një peshë prej 151 gramësh, trup metali, ekran 5.7 polsh dhe fotokamerën kryesore 16 megapiksel. Smartphone ka një sensor për shenjat e gishtave. Çmimi sipas Engadget, duhet të nisë nga 560 dollarë. Megjithatë Samsung nuk ka bërë të ditur se kur do të mbërrijë ky telefon në SHBA apo Europë.

Top Channel