Rio 2016, Zika tremb sportistët

16/07/2015 00:00

Frika nga virusi Zika që ka pushtuar Brazilin vazhdon të jetë e madhe. Një pjesë e sportistëve kanë deklaruar mospjesëmarrjen në Lojërat Olimpike të Rio De Janeiros dhe kësa liste i shtohen edhe tenistët Milosh Raonic dhe Simona Halep.

Tenisti kanadez, nr.7 i botës që humbi në finalen e Uimbëlldonit theksoi se e mori këtë vendim për disa arsye që lidhen të gjitha me shëndetin dhe këtu përfshihet edhe pasiguria e krijuar nga shpërthimi i këtij virusi.

Ndërsa rumunia Halep theksoi se për të ka shumë rëndësi familja dhe se nuk dëshiron të rrezikojë që të humbasë mundësinë e krijimit të saj në përfundim të karrierës.

Duket se shembullin e raonic dhe Halep për të mos marrë pjesë në Lojërat e Rios  do ta ndjekin edhe tenistë të tjerë si Nik Kirgios, Dominik Tim, xhon Isner dhe Ernest Gulbit të cilët kanë bërë të ditur se preferojnë më shumë që të luajnë në turne për të fituar më shumë pikë për renditjen ATP.

Top Channel