Ecclestone: Red Bull duhet të kishte motorë Mercedes

16/07/2015 00:00

Botërori i Formula 1 do të ishte akoma më interesant nëse Mercedes do kishte pranuar të furnizonte Red Bullin me motorë. Kjo është ajo që ka deklaruar Berni Ekleston në një intervistë për faqen zyrtare të internetit të Formula 1.

“Pajisja e Red Bull me motorët Mercedes do të ishte një avantazh për konkurrencën. Sigurisht skuadra gjermane do të fitonte ende gara, por kampionati do të ishte i rivalizuar deri në fund. Motori Mercedes është fantastik, por nëse atë do ta kishin të gjitha skuadrat atëherë do të kuptohej se cila do të ishte makina më e mirë’, tha Ecclestone.

Ecclestone nuk mund të mos fliste për Ferrarin që e konsideron si një markë shumë të fuqishme në botën e automobilizmit.

“Ferrari është popullor edhe kur humbet nuk shoh ndonjë ndryshim të madh. Është fuqia e markës. Kokëkuqja u bë sërish e gjitha italiane dhe besoj se te kjo skuadër është në rrugën e duhur. Markione po bën një punë të mirë, por ka ende shumë për të bërë dhe për këtë duhet dhënë maksimumi në cdo ditë të javës”, vijoi ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta