Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, tha se nuk janë të vërteta informacionet se në Bujanoc ka tensione dhe se do të takohej me Vuçiç, por ai nuk deshi ta vizitonte komunën.

Sipas tij, Bujanoci ka ngelur pa shprehur shqetësimet që ka.

“Ju jeni dëshmitarë që para dy javësh në Parlamentin e Serbisë, kryeministri ka deklaruar se ka tensione këtu mes shqiptarëve dhe serbëve dhe se do të vijë për t’i zgjidhur, mirëpo ne nuk kishim mundësi që t’i tregojmë se këtu nuk kemi tensione mes shqiptarëve dhe serbëve, por problemi kryesor është zhvillimi ekonomik”, është shprehur Arifi.

Vuçiç në Bujanoc vizitoi një kuzhinë për të varfërit dhe pas takimit me liderët serb, tha se sërish do të kthehet në këtë zonë për të diskutuar për problemet pas disa muajsh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA