Bëhet fjalë për një telefon të zgjuar, që është në gjendje të studiojë lëvizjet e të moshuarve që e përdorin. Ai regjistron dhe vendos në dosje informacionet, në përpjekje për të zbuluar se çfarë duhet bërë në një çast të humbjes së përqëndrimit apo të fiktit.

Sipas agjencisë së lajmeve Ansa.it, këta telefonë u janë dhënë muajin e kaluar 250 të moshuarve në Firence, në kuadër të projektit europian “Farseeing”. Ky projekt është për bashkëpunimin e një banke me të dhëna botërore mbi rrëzimet e të moshuarve.

Mes qëllimeve kryesore është edhe të kuptuarit se si të parandalojmë incidentet e personave të moshuar, që zakonisht vriten keq.

Sipas të dhënave zyrtare, në Firence, një në tre të moshuar bie aksidentalisht çdo vit. Ndërsa për pacientët e prekur nga sëmundja e Parkinsonit, incidentet vjetore të rrëzimeve vlerësohen 60-80%.

Top Channel