Mancester Junajtid këmbëngul, ofron 45 milionë euro për Ramos

15/07/2015 00:00

Mancester Junajtid nuk ka ndërmend të ulë presionin ndaj Realit të Madridit për blerjen e Sergio Ramos.

Klubi anglez tashmë i ka bërë një ofertë klubit spanjoll prej 45 milionë eurosh për qendërmbrojtësin, por drejtuesit e Realit e konsiderojnë atë të pamjaftueshme, duke u kërkuar anglezëve 90 milionë euro.

Por Mancester Junajtid e ka një kartë në dorën e tij që mund ta shfryrëzojë; David De Gea, i cili kërkohet me ngulm nga madrilenët. Djajtë e Kuq i kërkojnë Realit të lejojnë largimin e Sergio Ramos për në Old Trafford, nëse dëshirojnë shërbimin e portierit 25-vjeçar.

Deri tani, Mancester Junajtid ka shpenzuar 110 milionë euro për të përforcuar skuadrës. Klubi anglez ka siguruar shërbimin e Shvajnshtajger, Dipej, Shnajderlin dhe Darmian dhe tani kërkon të mbyllë gjithçka me Ramos, të cilit është gati t’i ofrojë një kontratë me pagë 11 milionë euro në sezon.

Top Channel