Javën e kaluar u fol për herë të parë për Galaxy Note 5, i cili do të dalë në treg më herët nga sa ishte parashikuar. Kjo ndoshta edhe për faktin se në shtator do të dalë edhe versioni i ri iPhone. Por tashmë ka një datë.

Një burim nga kompania Samsung bëri të ditur se telefoni i ri do të dalë në treg më 12 gusht, në Nju Jork.

Sipas faqes “PocketNow”, Note 5 do të ketë një procesor Exynos 14 nm, ekran të lakuar 5.7 inç dhe me rezolucion Quad HD.

Samsung Galaxy Note 5 ka qenë një çështje kryesore e zërave dhe raportimeve së fundmi, përfshirë edhe informacionet se pajisja do të ketë 4 GB Ram.

Megjithatë, edhe 12 gushti mbetet datë ende jo zyrtare, dhe nëse kompania vendosë të mos e nxjerrë në këtë datë, në IFA 2015 ajo do të prezantojë Galaxy S6 Edge Plus.

Top Channel