Duket se Motorola do të zgjerojë gamën e modifikimeve në brezin e tretë të Moto G, sipas Evan Blass, bloger amerikan, në profilin e tij në Twitter. Ky profil bën të ditur se Motorola u jep mundësinë klientëve të zgjedhin ngjyrën e pjesës së pasme të telefonit dhe rripin metalik.

Sa për ekranin, zërat e fundit thonë se telefoni mund të ketë një ekran 5 inç 720 piksel, me 1GB Ram, dhe 8GB memorie. Kamera mund të ketë variantin 13 megapiksel, me një Snapdragon 64 bit. Sipas këtyre zërave, versionin e ri të Moto G mund ta shohim para lançimit zyrtar.

Top Channel